I burgosuri nuk ndalet, pas tritolit në rrobaqepsi, kërcënon pronaren në telefon

1
Kliko per me shume info

Një 23-vjeçar pas dy muajsh që i kishte vendosur tritol në rrobaqepsi, e ka kërcënuar me fjalë nga ambientet e burgut të Fushë-Krujës pronaren. Të paktën kështu ka denoncuar 43-vjeçarja Fatilda Taga. Në kallëzimin e F.T. 43 vjeçe, thuhet se është telefonuar dhe kanosur me fjalë disa herë nga shtetasi Erges Duka 23 vjeç, i cili ndodhet me masën e sigurisë “Arrest me burg”, pasi dy muaj më parë në lagjen ”Punëtori”, Fushë-Krujë, në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë (të arrestuar) për motive të dobëta kanë vendosur një sasi lënde plasëse eksplozivi në mjetin tip Volsvagen Passat në pronësi të shtetasit S.T. të cilin e kishte të parkuar pranë biznesit të tij, rrobaqepsi.

Por duket se telefonata e kësaj zonje ia ka shtuar telashet të riut nga Fushë-Kruja, pasi mbi të tani rëndojnë edhe veprat penale të “Kanosjes” dhe “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here