“Hoxha në Tiranë më ndau nga e dashura, shkova ta demaskoja, por…”

Soft

Duke mashtruar se janë të dërguarit e Zotit në tokë për të ndihmuar njerëzit dhe për tu treguar se çfarë do të ndodhë në jetën e tyre, këta “hoxhallarë’ të supozuar po shkatërrojnë shumë jetë njerëzish me qëllim përfitimi.

Një rast tipik ka ndodhur në Tiranë. Një i ri ka shkruar pranë JOQ, për të treguar historinë e tij të dashurisë që mori fund nga ndërhyrja e një “hoxhe” mashtrues, tek i cili në fakt shkojnë shumë njerëz me besimin për të gjetur zgjidhje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Teksa ai tregon se çfarë i ka ndodhur, jep një mesazh për të gjithë njerëzit që i frekuentojnë këto vende.

Përshëndetje JOQ, ndonjërit mund t’i vlejë ky mesazh. Në jetë bëjmë shumë mëkate, por të ndash një çift është gjëja primare e shenjtanit, gjynahu më i madh. Kam pasur një lidhje disavjeçare, por tani jam ndarë. Ishin shumë arsye që ndikuan, por duhet thënë se diçka e mundonte të ish dashurën time. Një ditë i kishin mbushur mendjen se ishte një “hoxhë” i fuqishëm diku nga Farka që t’i tregonte të gjitha dhe ajo kishte shkuar atje. Kishte pritur radhën dhe ishte futur brenda, ndërsa fallxhori kishte filluar me të vetat duke parë me anë të numrave. Parashikimi i tij thoshte, “Ti do një person, por nuk do të përfundosh me të.” Kjo gjë i vinte herë pas here në mendje dhe e ngacmonte, unë i thoja se ata janë mashtruesa. Dje zbulova se ku ishte ky fallxor dhe shkova ta vërtetoja fuqinë e tij. E gjeta ku ishte, ndeza regjistruesin dhe u futa brenda, filloi duke u hequr si i shenjtë, gjente me anë të numrave të ardhmen, apo me çfarë merresha unë. Disa gjëra të zakonshme i gjente, ndërsa të tjerat që nuk ia qëllonte shtonte diçka tjetër dhe dilte tek e tija. Nuk i tregova që jam ndarë dhe më tha që shkoja mirë me të dashurën dhe do të përfundonim bashkë, pasi kishim numrat e fatit. Në fund nuk durova dhe i thashë që nuk isha mirë fare dhe se isha ndarë me atë person dhe se ai ishte nxitësi i ndarjes sime, sepse atij personi dikur i ke thënë se ne nuk do të ishim bashkë. Filloi me të vetat, jo nuk ia kam thënë në atë mënyrë dhe më nxorri jashtë. Ndoshta ai mund të më ketë bërë ndonjë magji tjetër, por me besim te Zoti askush nuk mund të bëjë asgjë në këtë tokë. Asnjë s’mund ta dijë të ardhmen tonë, përveç Zotit. Shumë njerëz mashtrohen nga këta të ashtuquajtur ''hoxhallarë” dhe fallxhore dhe ndoshta në momente të vështira duket sikur ata e japin një zgjidhje, por jo këto janë mashtrime. Gjithçka e kemi vetë në dorë, mjafton vullneti dhe besimi në Zot.”

ME TE LEXUARAT