Hetimet për trukime ndeshjesh në Norvegji, në pranga dy futbollistë shqiptar

Hetimet për trukime në futboll në Norvegji, kanë çuar mbrapa hekurave dy futbollistë shqiptar. Gjykata Federale e Oslos ka dënuar me 8 muaj burg futbollistin Drin Shala dhe Alban Shipshani pasi janë shpallur fajtorë për fiksimin e ndeshjeve në ligën e tretë të futbollit norvegjez.

Dy lojtarët shqiptarë nuk janë të vetmit, pasi gjykata ka dënuar me 6 muaj burg edhe lojtarin tjetër të Follos, Pape Mendy. Drin Shala akuzohet se ka marrë pjesë në trukimin e ndeshjes së vitit 2012 mes Follos dhe Ostsiden.

Takimi i vlefshëm për kategorinë e tretë norvegjeze edhe pse kryesohej me rezultatin 3-0 nga skuadra e Drin Shalës përfundoi me shifrat 4-3 në favor të Ostsiden.

Ndërkohë Alban Shipshani, i cili luan me skuadrën e Asker, akuzohet se ka ndikuar në fiksimin e rezultatit të sfidës të vlefshme po për kategorinë e tretë norvegjeze mes Asker dhe Frigg që përfundoi me fitoren 7-1 të këtyre të fundit. Edhe ky takim është zhvilluar në vitin 2012.

Gjykata Federale e Oslos pasi përgjoi telefonatat e bëra nga futbollistët gjatë asaj periudhe mori vendimin ekstrem për t’i dënuar me burg ata. Gjithsesi Drin Shala dhe Alban Shipshani nuk do ta lënë këtë cështje të mbyllet me kaq pasi kanë vendosur ta apelojnë vendimin e gjykatës.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Ndeshja me PSG, Ronaldinho beson tek mrekullia e Barcelonës

Ronaldinho beson në rikthimin e madh të Barcelonës. Ronaldinho beson se humbja ...