Haradinaj: Duhet të arrestohen Presidenti dhe Kryeministri serb

Kosovë&Rajon

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj deklaron se Kosova duhet të ketë reciprocitet me Serbinë për fletë arrestet, ndërsa e akuzon se po ndikon në zvarritjen e procesit ndaj tij në Francë.

"Duhet me përdorur praktiken e reciprocitetit që e ka përdorur Kroacia. Ata fletë arreste edhe ne fletë arreste.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Vuçiç, Nikoliç dhe Daçiç janë të kualifikuar për fletë arreste. I plotësojnë krejt kriteret e ligjet me qenë në fletë arrest të Kosovës.

Janë pjesë e përbashkët e organizatës kriminale, e ka vërtetuar edhe Haga që i ka dënuar njerëzit atje" deklaroi ai Haradinaj për RTV21.

Haradinaj ndodhet në liri me kusht në Francë pas ndalimit në bazë të urdhër arrestit të Serbisë që e akuzon për krime lufte.

ME TE LEXUARAT