Haradinaj: Ja kush dua të më presë pasi të kthehem në Kosovë

Kosovë&Rajon

Udhëheqësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përjashtuar çdo mundësi që vendimi i Francës të mos jetë i favorshëm për të. Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka thënë po ashtu se këtë herë nuk ka nevojë për pritje shtetërore, sepse mjafton ta presin familja dhe qytetarët.

“Skenari më i keq në rastin tim ka ndodhur. Dëmi është shkaktuar, sepse jam ndaluar pa asnjë arsye e në bazë të fletarresteve pa asnjë fuqi juridike të Serbisë. Më shumë se kaq nuk mund të ndodhë", ka thënë Haradinaj, në një intervistë në Top Channel.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Unë do t’i kthehem Kosovës shpejt, sepse jam në të drejtën time. Unë kam zbatuar ligjet edhe të vendit tim e edhe ato ndërkombëtare, e skam borxh ndaj Serbisë. Udhëheqësit e shtetit të Kosovës, për fat të keq, nuk e kanë forcuar Kosovën, por më shumë e kanë harxhuar atë", është shprehur ish-kryeministri i Kosovës.

"Kur të kthehem nuk dua pritje shtetërore. Kjo është e panevojshme. Mjafton të më presin Anita me fëmije dhe qytetarët e vendit tim”, ka thënë Haradinaj.

ME TE LEXUARAT