Gjykata e Apelit shpall të pafajshëm 10 anëtarët e “Hakmarrjes për Drejtësi”

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka dhënë ditën e sotme vendimin për 10 anëtarët e organizatës “Hakmarrja për Drejtësi”, një proces gjyqësor i cili ka zgjatur rreth dy dekada.

Sipas vendimit te gjykates, mësohet se 10 personat janë deklaruar të pafajshëm.

Pafajësi është dhënë për shtetasit e akuzuar Orik Shyti, Altin Arapi, Gentian Caka, Nikolin Novruzaj, Roland Shyti, Leart Shyti, Kreshnik Spahiu, Pasho Novruzaj, Gezim Gjoni, Dritan Hate.

Gjykimi i 10 të pandehurve të akuzuar si anëtarë të organizatës “Hakmarrja për Drejtësi” ka nisur që në vitin 1998.
Gjykimi ndaj tyre është bërë në mungesë pasi pothujse të gjithë janë larguar jashtë Shqipërisë pas hapjes së burgjeve ne vitin 1997 ku madje kanë fituar edhe azil politik.
Akuzat e ngritura ndaj kësaj organizate lidhen me ngjarje të rënda, si vendosja e bombës tek supermarketi i VEFA pranë 9-katësheve, vrasja e ish-drejtorit të Burgjeve, Bujar Kaloshi, vjedhje të bankave dhe arkave të shtetit, rrëmbim dhe disa vrasje e tentativa vrasjesh.

Të pandehurit janë dënuar nga gjykata shqiptare më dënime që varjojnë nga 5 vite burg deri në burgime të përjetshme.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

One comment

  1. Keto gjukata qe kane dhene denimin e ketyre 10 personave te pa fajshem kane qene gjukata te korruptuara te cilat i mernin urdhrat nga krye mafiozi Sali Ram Berishserbi i cili thurte plane diallzore per te fituar prioritet ne popull,ky serb per bomben e super market Vefa arrestoj gazetarin Ylli Polovina e shum te tier akuzoj e arrestoj duke I sherbyer padronve te tyre Serbo Grekve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Eksploziv makinës, 39 –vjeçari i shpëton atentatit në Krujë

Një shpërthim i forte eksplozivi ka ndodhur gjatë orëve të natës në ...