“Hakmarrja për drejtësi”/ Reagon vajza e Bujar Kaloshit: Babai im u vra për herë të dytë

42
Kliko per me shume info

Vajza e Bujar Kaloshit, pas lajmit për shpalljen të pafajshme të bandës “Hakmarrja për Drejtësi”, që mes morisë së akuzave për 17 ngjarje kriminale, renditej edhe si autore e vrasjes së babait të saj, Bujar Kaloshit, ish-drejtor i burgjeve, reagon ashpër.
Aji, përmes një postimi në profilin e saj në Facebook, thotë se vendimi për këtë organizatë ishte një vrasje e dytë për babain e saj.
Sipas saj i gjithë faji është i drejtësisë, orët e të cilit “jane mbuluar tani me, nga orteku i madh i padrejtesive, etjes per pushtet te cakenjve, krimi i organizuar, korrupsioni, droga etj. Madje, madje i tejkalojne edhe ato te diktatures famkeqe.”
Reagimi i vajzës së ish-drejtorit të Burgjeve, i cili eshte vrarë nga organizata “Hakmarrja për drejtësi”
Krimi ende i lire edhe sot pas 20 vitesh…
Me dhimbje te thelle mesova lajmin e vrasjes per here te dyte te babait tim Bujar Kaloshi. Kete lajm per here te pare e perjetova 20 vite me pare, ne moshen 13 vjecare.
Ndersa mes loteve dhe dhimbjes vrapova drejt makines se tij per ta perqafuar ashtu siç beja çdo mengjes, pasi mengjesi ishte i vetmi moment kur une mund te lumturohesha me prezencen dhe dashurine e tij. Kjo, per shkak te oreve te tij te gjata ne pune, per te ndertuar nje shtet ligjor, te ndershem, te meritokracise dhe vlerave.
Por, ate mengjes gjithcka u pre ne mes. Dora kriminale ma kishte gjakosur tani me perqafimin tim, ashtu siç beri edhe sot. Ndersa, duart e mia, te nje femije te mitur u mbuluan nga gjaku i pafajshem i babait tim Bujar Kaloshi.
Si mundet te rivrasesh nje njeri si Bujar Kaloshi, qe jo vetem punoi me devotshmeri, perkushtim, e besnikeri, por dha edhe jeten per vendin e tij, deri ne diten e fundit, duke lene pas tek ne femijet e tij nje plage te madhe.
Ai shpesh thonte se “jap edhe jeten per shtetin”. Dhe e dha jeten si zyrtare i shtetit. Por, pavaresisht kesaj, krimimi mbetet ende i lire.
Oret e drejtesise jane mbuluar tani me, nga orteku i madh i padrejtesive, etjes per pushtet te cakenjve, krimi i organizuar, korrupsioni, droga etj. Madje, madje i tejkalojne edhe ato te diktatures famkeqe.
I dashur babi im, askush nuk mund te pergjak me tej rrugtimin tone te perbashket drejt se vertetes. Sikurese, sdo mund te perbalt kurre vlerat dhe virtutet me te mira si; ndershmeria, krenaria, fisnikeria, bujaria, drejtesia, etj. qe ti rrenjose tek ne.
Sot, emri dhe gjurmet qe ti ke lene pas jane te gjalla. Ne te takojme cdo dite, tek te njohur apo te pa njohur, te cilet perloten dhe perulen me respekt teksa flasin per ty.
Te dashur miq,
Bujar Kaloshi ishte Gladiatori qe e fitoi betejen me ju dhe per ju. Fale mbeshtetjes dhe besimit tuaj te palekunder, ai luftoi per shtetin e se drejtes, nje Shqiperi Euro-Atlantike dhe Kosoven e pavarur.
Ne emer te vlerave tona te perbashketa ju lutem pranoni, mirkuptoni keto rreshta dhe mbeshtesni me tej ne rrugtimin drejt se vertetes.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here