Hajdutët futen në shtëpinë e familjes së Bin Laden

Bota

Disa hajdutë kanë arritur të hyjnë në shtëpinë e familjarëve të sheikut të terrorit, Osama bin Laden, që ndodhet në shëtitoren luksoze Montaigne, në Paris.

Sipas mediave franceze, hajdutët kanë kaluar nga çatia dhe janë futur në banesë përmes dritares. Ata kanë arritur të hapin kasafortën, por për fatin e tyre të keq ajo ishte bosh.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Apartamenti i familjes së sheikut, 200 metra katrorë, në momentin e bastisjes ishte i boshatisur.

Policia gjyqësore pariziene ka nisur një hetim dhe dyshon se, hajdutët nuk ishin në dijeni të faktit që shtëpia ishte marrë me qera nga familja e pasur Bin Laden.

ME TE LEXUARAT