Habit “kryebashkiaku” i Tiranës: Jo vetëm që do ta legalizojmë hashashin por edhe pa TVSH

Ndërkohe që te gjithë po mendoni se këtë deklaratë e ka bërë Erion Veliaj, po nxitojmë t’ju themi se bëhet fjalë për kolegun e tij të turnit të natës, Briken Fejzullai.

Pa kollare dhe pa xhaketë, por me të zeza dhe dy këpucë të ngjyrave të ndryshme, kryebashkiaku i natës është paraqitur në emisionin Oktapod, si për të treguar se Brikeni është ndryshe nga kryebashkiakët që jemi mësuar të shohim.

I pyetur nga Turjan Hyska, se çfarë do të ndryshojë ai për jetën e natës në Tiranë, kryebashkiaku është shprehur se Tirana ka filluar t’u ngjasojë kryeqyteteve europiane.

I pyetur për legalizimin e hashashit, një temë që ka hapur shumë diskutime shpesh herë, ai është shprehur pro tij duke shtuar me shaka se madje do të jetë pa TVSH.

Gjithashtu ai u shpreh se për t’i ardhur në ndihmë atyre që frekuentojnë jetën e natës në Tiranë, do vihen së shpejti dy linja të transportit publik, përkatësisht Tirana e Re dhe Unaza, në mënyrë që qytetarët të shmangin përdorimin e veturave personale apo taksitë duke qenë se kanë kosto të lartë.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Psikologët këshillojnë: Ja filmat për të rritur të cilat duhet t’i shihni patjetër. Arsyeja?

Psikologët këshillojnë shumë cifte që të ndjekin filmat për të rritur. Sipas ...