Grupi i prostitucionit në Tiranë, ja si rekrutoheshin vajzat, shuma për çdo klient dhe roli i taksistëve

42
Kliko per me shume info

Policia e Tiranës ditën e sotme ka zbardhur skemën e rekrutimit të vajzave për prostitucion, pas përfundimit me sukses të operacionit “Free TAXI”, duke arrestuar 11 persona dhe 10 të tjerë të proceduar penalisht. Sipas policisë së Tiranës rrjeti funksiononte në mënyrë të mirëorganizuar ndërsa elementët kyç ishin 2 femra si edhe taksistët që bënin transportin e tyre. Ambra I dhe Fllanxe. A , dyshohen se rekrutonin vajza të moshave të ndryshme për të ushtruar prostitucion dhe klientët siguroheshin prej taksistëve. Shuma për çdo klient shkonte nga 50 në 150 euro.
Si rekrutoheshin vajzat
Shtetaset Ambra I, Fllanxe. A , dyshohen se rekrutonin vajza të moshave të ndryshme për të ushtruar prostitucion dhe klientët siguroheshin prej organizatorëve.( taksistët)
Shuma për çdo klient shkonte nga 50 në 150 euro.
Sipas policisë “aktiviteti i tyre kriminal kamuflohej dhe lehtësohej nëpërmjet aktivitetit si taksist duke bërë të mundur transportimin e vajzave që ushtrojnë prostitucion në Hotele dhe ambjente të tjera (që njësohen me to), për të kryer prostitucion”.

Gjithashtu dyshohet se këta shtetas në disa raste kanë siguruar dhe lëndë narkotike të llojit kokainë, të cilën ua shisnin klientëve.

Kliko per me shume info

Nga arrestimet e bëra në disa prej ambienteve janë konstatuar lëndë narkotike e llojit kokainë ne disa porcione ku janë sekuestruar disa doza kokaine dhe mjete për përdorim të lëndëve narkotike.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here