Tiranë, gruaja tenton të hidhet nga pallati: I dhamë 3 mijë metra tokë, ndërtuesi na mashtroi

Aktualitet

Një grua tentoi të hidhej nga pallati ditën e sotme në zonën e Tiranës së re.

Ngjarja ka ndodhur në një kompleks pallatesh në ndërtim. Enkelejda Ahmetaj mësohet se ka hipur në katin e nëntë të godinës dhe po kërcënon të hidhet prej andej.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Personi që ka hipur në lartësi dhe tenton të hidhet, pretendon se i ka dhënë ndërtuesit mëse 3 mijë metra tokë dhe pasi biznesmeni ka ngritur pallatin, nuk u ka dhënë pjesën që u takon.

Familjaret e gruas qe bashke me nje femije ka hipur ne katin e nente, kane akuzuar kompanine "Mesapik 05" se i ka mashtruar pasi jo vete qe nuk u ka dhene pjesen qe u takon, por ka nisur shitjen e apartamenteve ne godinen ne ndertim.

Ardi Mehmetaj, vellai i gruas qe po tenton te hidhet nga lartesia, ka thene se pronaret e tokes kane fituar tri gjyqe me pronarin e ndertimit i cili u ka thene largohuni, se me ka dale toka me dy pronare.

ME TE LEXUARAT