Grimieri nga Zvicra reagon pas sherrit Noizy-Enca, i nxjerr një tjetër sekret këngëtares

Pas konfliktit publik të nisur gjatë ditës së sotme mes Noizy-t dhe Encës, ka reaguar gjithashtu një tjetër person që për disa kohë ka qenë i afërt me këngëtaren Haxhia.

Liri Joli, grimeri nga Zvicra ka vendosur të flasë ekskluzivisht për lajmi.net për këtë çështje duke shpjeguar detajisht gjithçka dhe duke zbuluar kështu fytyrën e vërtetë të Encës, por asnjëherë për të krijuar famë pasi kjo sipas tij nuk është se ka shumë rëndësi. Liri madje thotë se e kupton shumë mirë se si ndihet Noizy, pasi në një situatë të ngjashme është ndodhur edhe vetë.

“Sa i perket tekstit të Noizy-t e kuptoj plotësisht çfarë ka dashur të thotë, kam pasur ndjenjën e njëjtë pasi pashë që Enca më kishte larguar nga miqësia edhe pse nuk kisha fare idenë se për çfarë arsyeje, pasi jam njeri. Direkt mora dhe e kontaktova Encën menjëherë, ku aty e pyeta  se çfarë ishte  ajo, apo ndoshta të mirat që ia bëra gjithë kohën sa herë që ajo ishte në Zvicër, por Enca nuk reagoi fare në atë temë”, – tha ai.

“Pas një kohe u takuam papritur në ‘Rinora 4’ dhe ajo bëri ashtu sikur s’kishte ndodhur asnjëherë  diçka, kjo më habiti edhe më shumë, por tek unë njerëzit e pa sinqertë dhe që mbajnë maskë fallco në fytyrë nuk janë të mirëseardhur”, – ka shtuar grimeri. /Lajmi

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Aleksandër Gjoka takohet me gruan vetëm për festa, e vërteta e martesës!

Këngëtari i njohur Aleksandër Gjoka para katër vitesh u bë gjysh për ...