Greta Koçi në një lidhje dashurie? Flet këngëtarja: Ja e vërteta

50
Kliko per me shume info

Ajo ka qenë gjithnjë hermetike sa i përket jetës së saj private, por disa ditë më parë u duk se këngëtarja Greta Koçi theu rregullat.

Ajo ka publikuar foto nga një set fotografik, ku shfaqet mjaft seksi dhe sensuale, e veshur tërësisht me rozë.

Kliko per me shume info

Megjithatë, çfarë ka bërë më shumë përshtypje është ajo që ka shkruar Koçi: “Ti je një nga arsyet se përse unë qesh”, përfundon postimi i saj në rrjete sociale, i shoqëruar me hashtagun “Atij”.

Lidhur me lajmet se ka nisur një lidhje të re dhe se ka vendosur ta rrëfejë këtë histori, Greta ka e ka sqaruar për suplementin “Bluetooth”.

“Nuk ka lidhje me një marrëdhënie, por me klipin e ri. Kënga ime e re titullohet ‘Atij’, ndaj dhe e kam shkruar. Nuk ka lidhje me një mashkull i gjithë statusi, por me gjendjen time. Duke qenë se publiku nuk e di ende për këngën e re, u mor sikur unë e kisha për një mashkull. Në fakt, në jetën time private nuk ka asnjë mashkull. Jam shumë e dashuruar me familjen time dhe me muzikën. Kur të vijë momenti që të kem një lidhje, do t’jua them”, ka përfunduar këngëtarja.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here