Mediat greke: Ja cfarë ndodhi me bombën e Luftës së Dytë Botërore

Mbi 70 mijë grekë u evakuuan të dielën nga shtëpitë e tyre në Selanik, që t’u jepnin mundësi ekspertëve të çaktivizonin një bombë të Luftës së Dytë Botërore.

Bomba që përmbante 250 kilogramë eksplozivë, u zbulua pesë metra nën tokë, ndërsa bëheshin gërmime pune në një stacion gazi, javën e kaluar. Policia shkoi shtëpi më shtëpi që t’u kujtonte banoreve në një rreze prej dy kilometrash që të dilnin nga shtëpitë e tyre.

Refugjatë dhe imigrantë, të vendosur në një fabrikë të braktisur pranë vendit ku u çaktivizua bomba, u evakuuan dhe u dërguan për një vizitë në një muze në Selanik. Ushtria arriti ta çaktivizonte dhe ta zhvendoste me sukses bombën, shkruan Zëri i Amerikës.

Media greke thotë se bomba ishte lëshuar hedhur nga një avion britanik gjatë goditjeve ajrore ndaj stacionit hekurudhor dhe portit të qytetit në vitin 1943.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Sulmi në Londër, Trump: Gati të ndihmojmë me gjithcka Britaninë

Shtëpia e Bardhë thotë se presidenti Donald Trump i ka ofruar bashkëpunim ...