Deputeti i PD-së: Vazhdojnë grabitjet me armë, Policia e Tahirit në drejtim të paditur

Kliko per me shume info

Pa u mbushur 24 orë nga grabitja e Rinasit, një tjetër grabitje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku pre e grabitjes ishte një supermarket në rrugën “5 Maji” i cili u sulmua nga një person i armatosur.

Nisur nga kjo situatë, ka reaguar ashpër ish-ministri i brendshëm, tashmë deputeti i PD-së Flamur Noka.

Kliko per me shume info

Noka thotë se Tahiri akuzon të vjedhurin dhe viktimat në vendngjarje.

Reagimi i Flamur Nokës:

Vazhdojnë grabitjet me armë … Në Tiranë nën tytën e armës vidhet një supermarket pa u bërë 24 orë nga vjedhja e bankës … Ministri si zakonisht pas çdo vrasje a vjedhje me armë shfaqet në media krenarist.. dhe akuzon këdo përveç fajtorit .. Akuzon të vjedhurin… Akuzon viktimat në vendngjarje….

Akuzon qytetarët që nuk dhanë jetën për t’i shpëtuar faqen policisë e vetë atij, por u mjaftuan vetëm me filmime …. Fajin asnjëherë s’e ka policia .. Policia si gjithmonë…..në krye të detyres (por në drejtim të paditur).. Nesër do dalë e do thotë që nuk ka faj policia pse nuk kishte xhama e derë të blinduar supermarketi, biles edhe punëtorët duhet të kishin veshje të blinduar.

Edhe arka ditore e supermarketit duhet të ishte e blinduar… Sot e pas, kush del nga shtëpia i pablinduar mos të fajësojë Saje qorrin dhe policinë për çdo gjë që i ndodh, se i ka fajet vet… Ai ka tre vjet që ka dhënë shembullin vet .. Nuk lëviz asnjë metër pa “Toyotën” e blinduar ….Ky është shteti… “që duam”

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here