Super-grabitja e 2.5 milionë eurove, Saimir Tahiri: Qytetarët të njoftojnë policinë, jo të filmojnë

Politikë

Ministri i Brendshem Saimir Tahiri flet per here te pare ne lidhje me grabitjen e me shume se 2.5 milione eurove ne rrugen Tirane-Rinas diten e djeshme.

“Jemi të gjithë në këmbë për të identifikuar grabitësit”, ka deklaruar Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Ai ka folur nga qyteti i Elbasanit në lidhje me grabitjen e disa thasëve me kartëmonedha, një ditë më parë, rrugës për në Rinas.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas ministrit kjo ngjarje është një thirrje për një Shqipëri më të sigurt. “Ngjarja dje është pasqyrë sesi hallkat dështojnë. Ngjarja ka disa përgjegjës.Banka është me zero siguri. Eshte e pakonceptueshme që fati i lekëve të mbahet nga punonjës me 180 mijë lekë të vjetra. Banka dhe policia private pa masa sigurie.

Të gjithë pyesin po policia? Por ne duhet të njohim gjithësecili përgjegjësinë tonë. Roja më i paguar është me pagë 200 mijë të vjetra. Skllavi me 200 mijë lekë nuk është hero. Me të tilla ngjarje jemi në sprovë. Duket sikur kemi rene. Dhe ne duhet te ngrihemi te gjithe bashke. Pikerisht atehere kur gjthçka eshte kunder nesh, ne duhet te jemi bashke. Policia duhet te gjeje deshtuesit ne banke apo kompaninë private të sigurimit”, tha Tahiri.

Duke marre shkas dhe nga videoja e grabitjes e regjistruar nga një kalimtar i rastit që u shpërnda në media, Tahiri ka tërhequr vëmendjen që qytetarët të mos presin, por të bashkëpunojnë me policinë.

“Ngjarja djeshme është shqetesuese, është kriminale. Policia do bejë punen. Qytetaret dje filmonin ngjarjen dhe nuk raportonin ne polici. Kjo nuk quhet pergjegjësi personale”, theksoi ministri.

ME TE LEXUARAT