Prokuroria: Shuma në thasët e grabitur, 3.2 milionë dollarë

Prokuroria ka konfirmuar shumën e grabitur nga një makinë e një banke të nivelit të dytë, disa ditë më parë, në Rinas. Sipas Prokurorisë, shuma e marrë nga grabitësit është 3.2 milionë dollarë.

Gjykata diten e sotme la në burg punonjësit e policisë private të cilët u arrestuan pas grabitjes së disa milionë eurove në rrugën drejt Rinasit.

Në burg janë lënë Gentjan Dedja, Endri Daçi, Përparim Logu, Xhemil Metaj, Dashamir Balla dhe Fatmir Gabi, drejtues teknik i kompanisë “Jaguar Security”.

Sipas prokurorisë, ata janë përgjegjës për lejimin e grabitjes së parave në një kohë kur kamerat e mjeteve dhe pajisjet GPS të gjurmimit nuk kanë qenë në funksionim.

Të gjithë policët akuzohen për shpërdorim detyre. Ndërkohë, policia po vazhdon kërkimet për personat që sulmuan me armë dhe maska dy mjetet që po bënin transportin e parave nga një bankë në drejtim të aeroportit të Rinasit.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Dekriminalizimi, zbulohet deputeti shqiptar me dhjetë emra në Itali

Zbulohet arsyet pse Prokuroria e Përgjithshme kërkoi heqjen e mandatit për deputetin ...