Grabitja në Rinas, sot jepet dënimi për Neim Avdulajn dhe Ernest Kupën

Aktualitet

Ditën e sotme pritet masa për dy nga të ndaluarit sit ë dyshuar për grabitjen në Rinas.

Neim Avdulaj dhe Ernest Kupa do të dalin sot paradite para gjykatës.

Një ditë më parë Gjykata e Tiranës la në burg Ditjon Memlika dhe Fation Xhyliu, edhe këta dy autorë të dyshuar të vjedhjes së makinave me para.

Fation Xhyliu, i cili besohet se ka dekonspiruar grupin e grabitësve, edhe përpara gjykatës ka mbajtur qëndrim pohues, duke u shprehur i penduar për ngjarjen.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkohë në Dibër vijojnë kërkimet për kapjen e Admir Murataj qe dyshohet te kete pasur rol kryesor ne grup. Ndërsa në grupin kriminal të grabitjes janë edhe dy vëllezër nga Tropoja të cilët edhe këta janë në kërkim.

ME TE LEXUARAT