Grabitja në Rinas, flet babai i njërit prej autorëve: Të pranojë të vërtetën

Kliko per me shume info

Pas arrestimit të grabitësve të parave në Rinas, ka reaguar babai i njërit prej tyre.
Kujtim dhe Lumturi Xhyliu, prindërit e Fatjon Xhyliu shpresojnë se ai e ka pranuar grabitjen ndikuar nga presioni dhe shtrëngimi që i ka bërë Policia.
Babai i tij i bën apel të birit të pranojë të vërtetën, nëse ka gisht në këtë ngjarje. Por ai e ka të pamundur ta mendojë se pas këtij krimi të bujshëm, të cilin e ka ndjekur nga mediat, është djali i tij.
Në një intervistë për “Panoramën”, Kujtim Xhyliu shprehet se i biri i akuzuar për 3.2 milionë dollarë e mbante familjen e tij me punë sezonale në Greqi.
“Djali ka mbaruar të mesmen dhe punonte si polic privat. Në muajin tetor ai u shkëput, meqë ishte koha e rrushit dhe shkoi në Greqi se e kishte punën gati. Atje punoi për tre muaj se pasaporta aq e lejonte. Punoi në kantinë vere, dhe u kthye për Vit të Ri. Me ato para që mori andej mbante shtëpinë, ruante edhe shpenzimet e djalit, por në të njëjtën kohë nusja e tij ka një sallon bukurie në Tiranë ku punon dhe nxjerr fitime normale”- thotë ai.
Ai shpreh bindje se Fatjoni nuk ka lidhje me ngjarjen.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here