Detajet/ Grabitja në Rinas, pse policia dyshoi për vëllezërit nga Lushnja

Aktualitet

Dhjetëra persona janë arrestuar të dyshuar për grabitjen në Rinas, ku humbën 3.2 milionë dollarë të bankës që shoqëroheshin në dy automjetet e "Jaguar Security".

Dy vëllezërit nga Lushnja që ishin mes të shoqëruarve që janë pyetur dhe janë lënë sërish të lirë, të cilët vijojnë prej më shumë se 24 orësh të mbahen në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Burimtë rezervuara nga Policia kanë thënë për "Panorama" se njëri prej tyre është punonjës i një policie private, ndaj të cilit nuk ka ndonjë provë konkrete që të ngrihet akuzë, megjithatë dyshimet që kanë çuar në shoqërimin e tyre lidhen me faktin se ata ndodheshin pranë vendngjarjes ditën kur ndodhi grabitja.

Nga verifikimet që janë kryer përmes antenave të telefonisë celulare, ka rezultuar se të dy vëllezërit kanë qenë të pranishëm 30 minuta para dhe pas grabitjes, në zonën përreth Qafës së Kasharit dhe Rinasit, por që sipas burimeve, ata nuk kanë pranuar në asnjë moment të japin shpjegime për arsyet pse ndodheshin aty, duke mbajtur qëndrime mohuese para hetuesve.

Sipas hetimeve, grupi i personave që kryen grabitjen e 3.2 milionë dollarëve në rrugën e Rinasit, më 9 shkurt 2017, ka përdorur veshje me mbishkrimin "Policia".

Ky fakt është bërë me dije nga deklarimet që u janë marrë gjashtë efektivave të policisë private, që shoqëronin vlerën monetare në dy automjetet e "Jaguar Security".

ME TE LEXUARAT