Grabitja në Rinas, arrestohet vëllai i Admir Murataj, ja çfarë iu gjet gjatë kontrollit

Kliko per me shume info

Aksioni “Patroti” për kapjen dhe arrestimin të pjestarëve të grupit që arritën të grabisin 2.3 milionë dollarë, rrugës për në Rinas më 9 shkurt ka vijuar dhe gjatë ditës së sotme.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se është vënë në pranga vëllai i Admir Murataj, i cili sipas policisë është organizatori kryesor i grupit që akuzohet për dy vjedhje në të njejtën zonë.

Kliko per me shume info

I arrestuari është shtetasi Cen Murataj dhe sipas policisë ka një biznes në Vorë, servis, ku i janë gjetur shuma të mëdha parash, të cilat, policia dyshon se janë të grabitjes së kryer më 9 shkurt.

Për këtë arsye policia ka hedhur dyshime të forta se ai mund të jetë një bashkëpunëtor me grabitësit dhe po mbahet në Drejtorinë e Policisë Tiranë.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here