Grabitja e objekteve në Apolloni, ndalohet përgjegjësi i parkut

Kliko per me shume info

Policia e Fierit ka ndaluar përgjegjësin e Parkut të Apollonisë pas vjedhjes së 230 objekteve në këtë park, nga disa persona të cilët prej disa kohësh gërmonin duke vjedhur dhe më pas trafikuar objekte arkeologjike.
Policia e Fierit po ashtu ka nisur procedimi penal edhe për drejtorin e parkut të Apollonisë dhe një punonjës.
Mësohet se është ndaluar shtetasi Arjan Dimo, 43 vjeç, përgjegjësi i Sektorit të Ruajtjes e Administrimit të Parkut Arkeologjik të Apollonisë Fier.
Ndërsa janë në procedim penalisht shtetasit M.H, 47 vjeç, banues në lagjen “21 Dhjetori” Tiranë.(Me detyrë Drejtor për Parkun Arkeologjik të Apollonisë Fier).
Q.T, 66 vjeç, banues në fshatin Radostinë, Fier.(Punonjës në Parkun Arkeologjik të Apollonisë Fier)”,
“Këta shtetas me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë bërë të mundur që të mos marin masa për parandalimin, ruajtjen dhe sigurimin e veprave të artit e kulturës në Parkun Arkeologjik të Apollonisë, duke lejuar që disa shtetas nëpërmjet gërmimit të kundraligjshëm në Parkun Arkeologjik të vidhnin një sasi të konsiderueshme të vlerave arkeologjike me rëndësi për identitetin e trashgimisë kulturore”sqaron policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga Neni 248 i Kodit Penal.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here