Grabitja e karburantit në Ibë, arrestohet një nga autorët

Kliko per me shume info

Arrestohet një nga autorët e vjedhjes së karburantit në Ibë, dhjetë ditë ëm parë.
Policia e Tiranës bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi Ergit Shyti, 20 vjeç, banues në Tiranë.

Njoftimi i policisë:
“Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi u arrit të dokumentohet me prova ligjore se ky shtetas është një nga autorët e dyshuar të vjedhjes me dhunë në pikën e karburantit në fshatin Ibë ndodhur më datë 04.02.2017”.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
– Tre telefona të markave të ndryshme.
– Një portofol në të cilin gjendeshin njëqind e gjashtë dhjetë e një mijë lekë të vjetra dhe dhjetë Euro (valute ).
Specialistët e hetimit të krimeve po vazhdojnë hetimet për identifikimin e autorit të dytë të përfshirë në këtë ngjarje dhe vënien e tij para përgjegjsisë penale.
Materialet i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të ‘’ Vjedhjes me Dhunë e kryer në bashkëpunim ‘’ parashikuar nga Neni 139 e 25 i Kodit Penal.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here