Grabitja e 2.7 milionë eurove në rrugën e Rinasit, hetime për bashkëpunim nga brenda bankës

Aktualitet

Prokuroria e Tiranës pritet të kërkojë masën e sigurisë “arrest me burg” për 6 të arrestuarit e grabitjes së 2.7 milion eurove në Rinas. Kjo për faktin se ka dyshime se ata mund te kenë bashkëpunuar me grabitësit. Hetimet pritet të përfshijnë edhe veprimet e përfaqësuesve të bankës së nivelit të dytë, të cilës iu grabitën paratë.

Ka dyshime se grabitësit mund të jenë informuar nga punonjës të bankës pasi ditën e enjte kur ndodhi ngjarja drejt aeroportit dërguan para edhe dy banka të tjera. Pikërisht në këtë pikë është fokusuar policia dhe prokuroria për të krijuar dyshimin se autoret mund të kenë patur ndihmë nga brenda bankës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Blutë kanë marrë dëshmitë e të arrestuarve dhe sipas tyre çdo gjë ka ndodhur shumë shpejt. Ata nuk kanë patur mundësi të reagojnë pasi kanë qenë nën breshërinë e armëve. Punonjësit e policisë private kanë thënë se kur blindi i parë është përplasur me makinën e grabitësve kanë kujtuar se është aksident.

Por më pas nga makinat kanë dalë autorët, të cilët kanë qëlluar fillimisht në ajër, me pas gomat e blindave dhe në fund u kanë drejtuar armët atyre.

Ditën e diel të arrestuarit pritet të dalin para gjykatës së Tiranës për tu njohur me masën e sigurisë. Për sa i përket identifikimit të autorëve hetuesit nuk kanë ende asnjë të dhënë. Ka dyshime se është i njëjti grup që ka kryer grabitjen e 3 dhjetorit të vitit 2015 ku u morën 3,8 milion euro.klan

ME TE LEXUARAT