Grabitja e 3.2 milionë dollarëve në Rinas, flasin të afërmit e gjashtë të arrestuarve

Kliko per me shume info

Prokuroria konfirmon se të enjten, në rrugën e Rinasit, u grabitën 3.2 milionë dollarë nga të paktën 6 grabitës që morën pjesë në rrëmbimin e valutës që po transportohej drejt Austrisë.

Policia, gjatë kontrolleve dhe përpjekjeve për ta zbardhur ngjarjen, ka shoqëruar gjatë fundjavës 30 persona, të cilët po merren në pyetje.

Kliko per me shume info

Babai i Klejdi Gjyliut, i shoqëruar, thotë : «E morën te lokali. Nuk na japin asnjë përgjigje se përsa e kanë ndaluar djalin ».

Ndërsa babai i Eris Ndreckës deklaron : «Djali ka 2-3 muaj në shtëpi. Të më fusin brenda me gjithë djalin. Nëse djali im ka lidhje me bankën, le ta kalbin brenda ».

Nën akuzën e shpërdorimit të detyrës gjykata dha arrest me burg për 6 punonjësit e sigurimit fizik, të cilët, sipas prokurorisë, me mosveprimet e tyre nuk kanë përmbushur detyrën.

Avokati Detar Hysi tha : «Ishte vendim i padrejtë dhe ne do të ndjekim të gjitha rrugët ligjore. Gjykata, në kundërshtim me ligjin, legalizoi tejkalimin e kompetencave të organit të akuzës dhe ky vendim është vazhdimësi e pseudoreformës në drejtësi ».

Ndërsa avokati Zihni Qinami u shpreh : «Nuk është bërë hetimi i duhur dhe i gjithanshëm i kësaj çështjeje penale. Po të hetohet me saktësi, të pandehurit do të dalin të pafajshëm. Sipas asaj që më ka thënë mua klienti im, nuk kanë bërë instruktazh ».

«Nuk ka ditur si ndizen kamerat, nuk ka ditur asgjë… » tregon Arjon Daci, vëllai i të arrestuarit Endri Daci.top channel

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here