“Ai ishte një mik”, grabitja që përfundoi tragjikisht për familjen shqiptare në Athinë

Aktualitet

“Ai ishte një mik. Nuk mund të shkojë një i huaj të grabisë dhe ta dinte për paratë”. Kjo eshtë deklarata e motrës së 53-vjeçarit shqiptar, shtëpia e të cilit u grabit dy ditë më parë në lagjen Peristeri, të Athinës në Greqi.

Grabitësit qëlluan me nga një plumb në kokë 53-vjeçarin, i cili është shpallur klinikisht i vdekur, dhe bashkëshorten e tij ndërroi jetë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në banesë nuk janë gjetur gjurmë hyrjeje me forcë. Vajza e viktimës, 17-vjeçarja, e cila është e vetmja dëshmitare okulare, ka deponuar në një gjendje shumë të rënduar psikologjike. Djali 28-vjeçar nuk mund të merret si dëshmitar pasi ka prapambetje mendore dhe gjithashtu është i paralizuar.

Policia greke, duke u bazuar te dëshmia e vajzës dyshon se kemi të bëjmë me grabitje, sepse vrasësit thërrisnin vazhdimisht në gjuhën shqipe: “Duam paratë”. Sipas deponimit të vajzës, në orët e para të mëngjesit, teksa ndodheshe në gjumë me të vëllain ka dëgjuar të shtëna.

Në përpjekje për të reaguar ka gjetur prindërit me dy plumba në kokë dhe agresorët të mbuluar me maska që flisnin shqip, teksa kërkonin në dhomë për para. Sapo i kanë pikasur vrasësit i kanë goditur me sende të forta duke i plagosur në kokë.klan

ME TE LEXUARAT