Shpallet në kërkim njëri nga tre grabitësit e 1 milionë eurove në Rinas

Kliko per me shume info

Shpallet ne kerkim njeri nga tre autoret e grabitjes se 1 milione eurove ne aeroportin e Rinasit ne 30 qershor 2016.
Me vendim gjykate është shpallur në kërkim 35 vjeçari me iniciale A.P. nga Elbasani, i dyshuar për grabitjen e parave të një banke në pistën e aeroportit të Rinasit ne fund te majit te kaluar.

Burimet policore thonë ky person është identifikuar bazuar në analizën e ADN-së së një fije floku, të gjetur në paruken e hedhur pas grabitjes. Sipas policisë, 37 vjeçari rezulton se është larguar nga Shqipëria drejt Rumanisë, nga ku ende nuk është kthyer.
Hetuesit bejne me dije se se ende nuk janë identifikuar dy bashkëpunëtorët e tjerë. Sipas policisë, janë ushtruar kontrolle në banesën e të shpallurit në kërkim dhe nuk është gjetur ndonjë shumë parash apo prova që implikojnë atë direkt në vjedhje.
Pavarësisht kësaj, gjykata ka caktur masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë, pasi provohet implikimi i 37 vjecarit në grabitje.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here