Bashkia vendos pajisje GPS në urbanët e Tiranës

3
Kliko per me shume info

Unaza ka qene linja e përzgjedhur nga kryebashkiaku Erion Veliaj për të inspektuar cilësinë e shërbimit.

Ai bëri me dije se shumë shpejt performaca do të matet me anë të një sistem pikëzimi, ku çdo operator do të marrë 300 pike në çdo fillim viti.
Bazuar në inspektimet e bashkise dhe raportimet e qetarëve ai mund t’i humbasë pikët dhe po ashtu edhe licencën.

“Në momentin që një kompani, brenda një viti, i humb 300 pikë, atëherë automatikisht humbet edhe licencën e autobusit. E dyta, të gjithë autobusët sot kanë instaluar një GPS, pra një çip elektronik, i cili na tregon në mënyrë ekzakte se ku ndodhet autobusi, nëse po ecën ngadalë qëllimisht, edhe pse nuk ka trafik, apo nëse ngadalësia ka të bëjë me trafikun”, tha Veliaj.

Sipas materialit të dërguar nga Bashkia e Tiranës, kryebashkiaku ka premtuar edhe shtimin e autobusëve firzamonikë në linjën e unazës, e cila ka shumë ngarkesë veçanërisht në orët e mëngjesit.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here