Kapet gomonja 8 metra e gjatë me 1 ton drogë në Itali, u nis nga Shqipëria

Aktualitet

Goditet një tjetër tentativë e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Një tjetër gomone bie në rrjetën e bashkëpunimit mes dy Policive, Shqiptare dhe asaj Italiane.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pasditen e djeshme u ndalua dhe sekuestrua një gomone rreth 8 metra e gjatë.

Gomonia drejtohej nga dy shtetas Shqiptarë me inicialet A.Dh. vjec 51 dhe E. A. vjec 25, të cilët u ndaluan dhe u arrestuan nga Reparti Operativ Aerodetar i Guardia di Finanza i Barit me mbështetjen e avionit të agjencisë Frontex, me sinjalizimin e Policisë së Shtetit.

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Guardia di Finanza kanë bërë të mundur heqjen nga qarkullimi të më shumë se 1 ton lëndë narkotike.

Vijon veprimtaria hetimore në dy vendet nga ana e dy forcave Policore per kapjen e autorëve të tjerë të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.

ME TE LEXUARAT