Një tjetër gomone për drogë, kapet e fshehur në grykëderdhjen e Vjosës

Kliko per me shume info

Policia lokale njoftoi mbremjen e sotme se një tjetër gomone është kapur të shtunën, me 4 shkurt në Vlorë. Sipas policisë gomonia e cila dyshohet se do të transportonte drogë drejt Italisë u gjet në grykderdhjen e lumit Vjosë rreth orës 18:00.

Operacion u krye nga Policia Kufitare e Vlorës në bashkëpunim me Delta Forcë dhe FNSH Fier

Kliko per me shume info

“Ne date 04.02.2017 ora 18:00 bllokohet një gomone rreth 9 metra me dy motorra 2×200 hp. Mjeti u gjet në grykderdhje të lumit Vjosë e fshehur. Mjeti dyshohet se do transportonte lëndë narkotike në drejtim te Italisë.Po vazhdon kontrolli i gjerë i teritorit nga Delta Force, FNSH Fier, DVP Vlorë dhe DVKM Vlorë”, sqaron policia.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme janë sekuestruar 2 ton drogë në brigjet greke, në bashkëpunim me policine shqiptare, italiane dhe greke. Droga po transportohej me gomone, por u hodh në det kur u pikas nga policia.

Tre trafikantet shqiptarë që po transportinin drogën u larguan duke i shpëtuar policisë.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here