Nisen me gomone me drogë për në Itali, vlonjatët rrezikojnë të mbyten

17
Kliko per me shume info

Dy skafistë vlonjatë nuk kanë qenë dhe me shumë “fat” pasi teksa po transportonin drogë në Itali kanë rrezikuar të mbyteshin.
Gomonia me të cilën por transportonin sasinë e drogës ka futur ujë e për pasojë i është fikur motori, duke bërë që dy skafistët konkretisht 25 dhe 43 vjeç të dy nga Vlora të kërkonin ndihmën e Policisë Italiane për t’i shpëtuar.

Teksa kanë shkuar det për t’u dhënë ndihmë, policia ka konstatuar se në gomone kishte një sasi të madhe droge e cila dyshohet se është rreth 1.5 ton. Skafi është gjetur i përmbysur dhe dy skafistët po qëndronin mbi të, e ndërsa droga ka përfunduar në det. Burime për Report TV bëjnë me dije se për shpëtimin e dy skafistëve është përdorur dhe një helikopter i Guarda di Finanza.

Kliko per me shume info

Dy vlonjatët kanë rënë në prangat e Policisë e ndërsa sipas hetimeve të deritanishme skafistët janë nisur mbrëmjen e djeshme rreth orës 02:00.


Kliko per me shume info

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here