Godasin vëllanë me sende të forta, dy të arrestuar në Divjakë

Aktualitet

Policia e Divjakës ka arrestuar dy vëllezër, pasi kanë dhunuar me sende të forta vëllanë e tyre më të madh. Policia bën me dije se n pranga kanë rënë shtetasit Zabit Kobeci, 25-vjeç, dhe Arjan Kobecin, 32 vjeç, banues në fshatin Feras të Divjakës.

Sqarimi i policisë:“Arrestimi i tyre u bë pasi në fshatin Feras, në banesë, për motive të dobëta kanë goditur me sende të forta vëllanë e tyre shtetasin L.K, 36 vjeç, banues në fshatin Feras, Divjakë”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Dhunë në familje”.

ME TE LEXUARAT