"Gjyqtari nuk justifikonte 80 mijë euro, tha: M'i falën, ç'të keqe ka t'i falin?"

Politikë

Kryetari i komisionit parlamentar të reformës në drejtësi, Fatmir Xhafa ka treguar një histori nga një mbledhje e KLD-së, në të cilën tha se gjyqëtari që po hetoj pas një kallëzimi të ILDKP-së, nuk justifikonte dot 80 mijë euro. Dhe për këtë ka dhënë një argumentim të çuditshëm. Sipas Xhafës, personi nuk u hetua as nga prokuroria e as nga KLD.

“Nëse navigoni në procesverbalet e KLD, do gjeni shumë cudira, por unë po ju tregoj një prej tyre.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në një nga mbledhjet e KLD, një gjyqëtar gjykohej për shkak të një kallëzimi që kishte bërë ILDKP. Ndërmjet shumë gjërave të tjera ishte një shumë rreth 80 mijë euro që gjyqtari s’e justfikonte dot. Pyetja që iu bë po ku i ke këto 80 mijë euro?

“Këtë ma ka dhënë, unë jam pedagog ma dha pronari i universitetit”.

Po si? Ma dha ju e dini që ai kur shkon nëpër pube fal lekë më fali dhe mua këtë 80 mijë euro, ka ndonjë gjë të keqe të të falin 80 mijë auro?

Jo pak 80 mijë euro dhe këtë në KLD… Heshti KLD, heshti edhe Prokuroria që mori cështjen e tij. Pse heshti KLD? Se KLD ishte korporata.

Pse heshti prokuroria? Se prokurorët e dinin që një pjesë e mirë e tyre ishin si ata dhe kjo bëri që korrupsion të kthehej në sistem”, tha Xhafa.

ME TE LEXUARAT