Gjykata e Francës vendos/ Ç’do ndodhë me Haradinaj?

Kosovë&Rajon

Gjykimi i Ramush Haradinaj në Francë ende

është pezull. Mësohet se Gjykata e Apelit në qytetin francez të Colmar, të enjten, më 2 mars, do të shpallë në seancë publike vendimin për kërkesën e Serbisë për ekstradimin e Ramush Haradinajt.

Gjykata në Colmar ka tri opsione për vendimin e saj, ka thënë zëdhënësja e gjykatës, Sandra di Rosa, për agjensinë Tanjug, raporton Gazeta Express.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Departamenti i Hetimeve i Gjykatës së Apelit mund të urdhërojë mbledhjen e informatave shtesë dhe të kërkojë rishikim të mëtejshëm të rastit në sesionin e tij të ardhshëm. Gjithashtu mund të ketë një opinion pozitiv mbi kërkesën e Serbisë për ekstradimin ose të mos pajtohet me të”, tha Di Rosa.Express

Sipas saj, në qoftë se Gjykata e Apelit në Colmar jep një opinion negativ për kërkesën e Serbisë, ekstradimi i Haradinajt nuk do të jetë i mundur.

Pas kësaj, Haradinaj do të jetë i lirë të largohet nga Franca, dhe Serbia nuk do të ketë të drejtë të apelojë vendimin.

Megjithatë, në qoftë se gjykata e apelit konstaton se janë përmbushur kushtet për ekstradimin e Haradinajt, vendimi përfundimtar për ekstradimin do të bëhet nga qeveria franceze, tha zëdhënësja e gjykatës në Colmar.

Gjykata më 9 shkurt zhvilloi një takim publik në të cilin Haradinaj dhe mbrojtësi i tij paraqitën pikëpamjet e tyre mbi kërkesën e Serbisë, prandaj për shkak të shqyrtimit që përcakton kushtet dhe votimin në kërkesën e Serbisë për ekstradim, gjykata e shtyu vendimin e saj.

Detyra e gjykatës në Colmar është që të përcaktojë nëse janë përmbushur kushtet për ekstradim, të parashikuara në bazë të Konventës Evropiane për Ekstradim, e cila nuk jep afat për marrjen e vendimit, derisa procesi i vendimmarrjes në gjykatë kryhet në përputhje me procedurat ligjore të Francës.

ME TE LEXUARAT