Zyrtari i Policisë: Ja sa persona morën pjesë në grabitjen e 2.7 milionë eurove në Qafë Kashar

Grabitja e thasëve me vlera monetare në Rinas të cilat i përkisnin një banke të nivelit të dytë në Shqipëri është kryer nga gjashtë persona.

Ky fakt u bë me dije nga Drejtori i Rendit në Policinë e Shtetit, Gjovalin Loka.

I ftuar në Ora News, Loka tha se policia ko studion të gjitha pistat për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Loka: Nga deklarimet e marra nga grupi hetimor deklarohet se kanë qenë gjashtë persona me dy automjete që kanë marrë pjesë në këtë grabitje. Sa i përket identifikimit dhe kapjen e autorëve, policia e shtetit ka hedhur pistat e saj dhe vazhdon punën intensive me gjithë strukturat më të specializizuara në bashkëpunim dhe me Prokurorinë e Krimeve të Rënda e cila do konkludohet me rezultatin final. Të gjitha pistat e mundshme janë duke u verifikuar.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Grabitja e 3.2 milionë USD në rrugën e Rinasit, Apeli lë në burg tre policët privatë

Gykata e Apelit ka lënë në burg tre efektivët e policisë private ...