E gjobit polici në 3 të mëngjesit, i riu pyet publikisht Altinin…

Soft

Një djalë është gjobitur rreth orës 03:00 të mëngjesit pranë një bari, ndërsa është munduar të kuptojë shkeljen, por më kot.

Kështu, teksa tabelat ishin të mbuluara me qese të zeza dhe nuk kishte asnjë tabelë ku ndalohej parkimi, i riu ka një pyetje publike për policin bashkiak.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ja çfarë shkruan ai:

Përshëndetje JOQ, sot rreth orës 03:30 të mëngjesit kam vajt për të marrë makinën time të cilën e kisha parkuar para “C******** Coctail Bar” dhe pashë që policia bashkiake më kish vënë një gjobë nga ato të famshmet që ka filluar të vërë kohët e fundit vend e pa vend!

-Duke parë se aty ku kisha parkuar unë s’kishte asnjë tabelë ku thoshte ndalohet parkimi, por veç disa tabela të mbuluara me qese të zeza dhe duke parë që vendi ku kisha parkuar makinën ishte i ngjyrosur me blu, desha të pyes publikisht policin bashkiak “Altin Husha” se ku u bazua që e ka vënë këtë gjobë dhe ca domethënë tabela e mbuluar me qese të zezë?!

Pasi kur kam bërë unë kursin e patentës nuk kishte nga këto tabela!!!

ME TE LEXUARAT