Gjobëvënie 25 mijë euro në Lezhë, arrestohen dy autorët

Aktualitet

Policia e Lezhes arrestoi autoret e nje gjobevenie prej 25 mije euro.

Shtetasit Dede Gjoka dhe Mark Cupi rane ne pranga me akuzen se i kerkonin nje shtetasi 25 mije euro permes kercenimeve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

I demtuari eshte shtetasi me iniciale V.P i cili ka denoncuar ngjarjen ne polici.

Deklarata e policise:

Me datë 04 Shkurt 2017, nga efektivet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë, është finalizuar operacioni i koduar Gjobvënia ” me goditjen e nje rasti të Gjobvënies dhe arrestimin ne flagrancë të 2 shtetasve të dyshuar si autorë.

Konkretisht:

Dodë Gjoka, i vitlindjes 1980, lindur në Mirditë dhe banues Kodër Marlekaj Lezhë, me gjendje gjyqësore i dënuar më parë për Tentative vrasje

Mark Quku, i vitlindjes 1968, lindur në Shkodër dhe banues në Malecaj

Gjatë paraditës së ditës së djeshme, pas kallëzimit të marrë nga shtetasi V.P. se ishte kërcënuar me jetën e djalit të tij nga disa mesazhe të ardhura në numrin e tij celular i cili duhej të paguante shumën prej 25.000 Euro, Policia e Lezhës menjëherë ka ndërtuar punen dhe ndjekur me metoda speciale të hetimit, ku është bërë e mundur identifikimi i autorëve të letrës dhe mesazhit kërcënues.

Falë veprimeve të shpejta profesionale dhe operacionale. është bërë e mundur që pas 5 orësh nga momenti i kërcënimit, policia ka arrestuar në flagrancë në vendin e quajtur Malecaj, tek ura e fshatit, autorët e dyshuar , konkretisht shtetasit e lartpërmendur, të cilët ishin paraqitur për të marrë shumën e kërkuar.

Në momentin e kapjes në flagrancë këtyre shtetasve iu është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

Qesja e marrë nga vendi ngjarjes

Telefoni celular me të cilin kanë dërguar sms-të kërcënuese

Një palë dylbi të cilat i përdornin për të vrojtuar

Automjeti tip Benz me targa AA 992 IO me të cilin udhëtonin autorët

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë mbi bazën e nenit 109/B të Kodit Penal Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë.

Materialet procedurale iu kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet të Rënda Tiranë.

ME TE LEXUARAT