Reagimi/ "Sot gjendja është e tmerrshme. Protesta e PD do të sjellë pranverën"

Aktualitet

Edmond Tupja ka qenë sot i pranishëm në “Sheshin e Lirisë” në një bashkëbisedim me qytetarët për protestën dhe për kërkesat që kanë shqiptarët sot.

“Unë e di se që nga data 18 shkurt, në atë protestë të madhërishme dhe sot këtu në shesh nuk janë vetëm njerëz të opozitës apo simpantizantë të saj, por janë edhe qytetarë të shqetësuar apo të indinjuar. Ka ardhur koha të indinjohemi të gjithë. Na duhet zemërimi qytetar”, ka thënë profesori. Ai shtoi se rinia ka burim të pashtershëm force dhe se duhet të sjellë ndryshime në politikën shqiptare.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ju si rini keni një burim të pashtershëm force. Duhet të flisni me të gjithë njerëzit, për t’iu përcjellë atyre mesazhin e kësaj beteje. Sepse betejat zgjasin Duhet të mësohemi me këtë edukatë, sepse është edukatë demokratike. Duhet këmbëngulur dhe shpirtngulur. Nuk vjen pranvera e republikës së re vetëm me një protestë madhështore”, u shpreh Tupja.

Profesori shpjegoi se varfëria ndër shqiptarët është e lartë dhe se kjo gjendje sjell edhe probleme të tilla si grindja, probleme të mprehta sociale, ekonomike.

“Sot gjendja është e tmerrshme. Rinia është gjithashtu shumë në gjendje të keqe. Të mbarosh shkollën e lartë dhe të punosh në ‘Call Center’ është tragjedi. Intelektualët duhet të zgjohen sot, për të përmbysur këtë realitet”, theksoi më tej profesori.

ME TE LEXUARAT