Gjendet në kanal trupi i të riut shqiptar, ishte zhdukur prej 2 muajsh

10
Kliko per me shume info

Autoritetet italiane kanë gjetur trupin e pajetë e një të riu shqiptar, i cili rezultonte i zhdukur prej dy muajsh. 25 -vjeçari Dorjan Puja u gjet në një kanal në Pisogne të Brescias. Kufoma e të riut u zbulua nga kalimtarë të rastit.

Trupi i 25 – vjeçarit i është nënshtruar autopsisë, që do të përaktojë dhe shkakun e vdekjes.

Kliko per me shume info

Puja ishte zhdukur rreth 2 muaj më parë, në mesin e Dhjetorit të shkuar. Ai u gjet farë pranë nga vendi ku ishte parë për herë të fundit.

Shqiptari, i cili ishte rezident në Chiari, mësohet se akuzohej për vjedhje. Sipas mediave italiane, ai ishte parë duke u largua nga një banesë e zonës sëbashku me një tjetër person, i cili humbi gjithashtu gjurmët.

Pak ditë pas kësaj, kishte qenë pikërisht familja e Pujës, që nga Shqipëria kishte dhënë alarmin për zhdukjen e tij.

Momentalisht mbetet mister shkaku i vdekjes së 25 – vjeçarit megjithatë, një nga teoritë është që në përpjekje për t’i shpëtuar policisë mund të ketë rrëshqitur.klan

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here