Gjenden çantat me 360 kg kokainë me vlerë 60 milionë euro në Britani

21
Kliko per me shume info

Gjenden cantat e braktisura me rreth 360 kilogramë kokainë, me një vlerë prej 60 milionë euro në dy plazhe në lindje të Anglisë. Lajmi u bë me dije nga Agjencia Kombëtare Britanike Kundër Krimit (NCA).
“Çantat e para që mbanin pako me kokainë u zbuluan të enjten në mesditë në një plazh të Hopton, pranë portit ‘Great Yarmouth’ në Norfolk”, deklaroi policia.
“Çantat e tjera që mbanin një sasi më të vogël të drogës u gjetën sot në mëngjes në një plazh në Detin e Veriut në Caister-on-Sea”, theksoi Agjencia.
Sipas NCA-së sasia e përgjithshme e kokainës së kapur është rreth 360 kilogramë dhe kap vlerën e rreth 50 milionë sterlinave (58,6 milionë euro).

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here