Paralajmërimi/ "Nëse Rama anashkalon kërkesat e PD-së, situata do të..."

Politikë

Deputeti i Partisë Demokratike Genc Ruli, gjatë një interviste në ABC News deklaroi se protesta që po zhvillohet përpara Kryeministrisë është kundër regjimit qeverisës.

Ai tha gjithashtu, se nëse kryeministri Edi Rama shkon në zgjedhje me kokëfortësi dhe anashkalon kërkesat e Partisë Demokratike, situata do të precipitojë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Kjo protestë ngrihet kundër regjimit qeverisës. Nëse Rama shkon në zgjedhje me kokëfortësinë e tij, duke menduar të anashkalojë kërkesat tona për zgjedhje të lira dhe të ndershme, atëherë situata do të precipitojë dhe masa të mëdhaja njerëzish do të na bashkohen. Rama nuk mund të shkojë në zgjedhje pa partinë më të madhe në opozitë”, u shpreh nder te tjera, deputeti demokrat Genc Ruli.

ME TE LEXUARAT