Pezullohet edhe testimi i mjekëve MSH: Gati dosja pse duhet bërë!

Aktualitet

mjeketPas pezullimit të testimit të infermierëve, Ministria e Shëndetësisë është tërheuqr edhe për testimin e mjekëve.

Burime nga ky dikaster, bëjnë me dije se një gjë e tillë nuk lidhet me ndonjë veprim të Gjykatës Administrative, por është iniciativë e vetë ministrit Beqaj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Meqenëse Gjykata Administrative vendosi pranimin e padisë së Urdhrit të Infermierëve, e njëjta logjikë do të ndiqet edhe për mjekët. Kemi vendosur që testimin për këta të fundit ta shtyjmë”, thonë burime zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë .

Megjtihatë, ky dikaster paralajmëron se do të bëhet gati për përgatitjen e arumenteve se pse testimi duhet bërë. Por, nëse Gjykata vendos përfundimisht që ky testim të mos bëhet, atëherë Ministrisë së Shëndetësisë do t’i duhet të rishohë edhe një herë bazën ligjore të proceseve të zhvillimit të burimeve njerëzore, të vlerësimit të njohurive, të edukimit në vazhdim dhe të testimit.

ME TE LEXUARAT