Francë, shmanget sulmi terrorist, tre në pranga

19
Kliko per me shume info

Policia franceze deklaroi diten e sotme se ka arritur të shmangë një sulm terrorist në Paris, për organizimin e të cilit u vunë në pranga katër persona, mes tyre edhe një vajzë 16 vjeçe.

Të ndaluarit e tjerë janë të moshave 33, 26 dhe 20 vjeç. Ky i fundit ishte i dashuri i minorenes. Që të dy janë emra të njohur për policinë, e cila i lidh me islamin radikal. Operacioni i zhvilluar në Montpellier vjen vetëm pak ditë pasi një 29-vjeçar egjiptian tentoi një sulm në Muzeun e Luvrit.

Kliko per me shume info

Sipas mediave vendase, në apartamentin e përdorur nga të arrestuarit është zbuluar një laborator i vërtetë i prodhimit të lëndëve shpërthyese. Policia gjeti aty 71 gram triaceton triperoksid, TATP , i konsideruar si prej eksplozivëve më të fuqishëm e më të rrezikshëm në qarkullim.

Bëhet fjalë për të njëjtën substancë të përdorur si në sulmet e Brukselit dhe ato të dy viteve më parë në Paris, ashtu dhe në shpërthimet e Londrës në 2005-n.

Revistat e propagandës së ISIS-it përmbajnë në shumë raste udhëzime mbi përdorimin e TATP-se, quajtur ndryshe edhe si “nëna e Satanait”. Ai është vështirë të diktohet, nuk konsiderohet i jashtëligjshëm dhe koston e ka të ulët.

Bashkë me TATP, në apartament u gjet dhe një litër aceton, ujë i oksigjenuar dhe acid sulfurik. Rolin e kamikazit mendohet se do ta kryente 20-vjeçari, pasi të lidhte kurorë me adoleshenten, ndërsa kjo e fundit, me t’u realizuar sulmi, do të nisej menjëherë për në Siri.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here