Fotot e spiuneve që vranë vëllanë e diktatorit të Koresë së Veriut

Bota

Detaje të reja kane dalë në dritë nga ekzekutimi që i ngjan një novele spiunazhi, të Kim Jon Nam, djalit ilegal të ish diktatorit koreano-verior dhe një aktoreje.

Mediat kanë publikuar imazhet e para të njërës nga dy spiunet e dyshuara që helmoi për vdekje 45-vjeçarin, ngjarje që ndodhi një ditë më parë në aeroportin ndërkombëtar të Kuala Lumpur, në Malajzi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më herët u publikuan edhe foto të dy spiuneve koreano-veriore duke dalë nga aeroporti i Kuala Lumpur.

Koreja e Jugut thotë se është e sigurt se vëllai i liderit të Koresë se Veriut, Kim Jong-nam është vrarë. Ekzekutimi i një ditë më parë vjen pas të tjerë atentatesh që i janë bere 45-vjeçarit që është konsideruar delja e zeze e familjes së diktatorëve.

Mediat britanike kanë rindërtuar skemën e mundshme të vrasjes. Në të tregohen dy femra, të cilat besohet se janë spiune të Korese se Veriut, tek i afrohen 45-vjeçarit dhe e helmojne me një spray.

Sipas te gjitha gjasave, nga sa shkruajnë analistet ndërkombetarë, vëllai i diktatorit e kishte kritikuar këtë fundit disa herë dhe shihej si figurë turpëruese nga familja e Jongëve, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që i vëllai në krye të Koresë së Veriut, të ketë qenë duke jetuar me paranojën se 45-vjeçari me tipare perëndimore do t’i zinte karrigen e pushtetit.klan

ME TE LEXUARAT