‘’FOREST’’, sekuestrohet gomonia me 900 kg kanabis në Vlorë, pranga 6 personave

Aktualitet

Policia kufitare e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar "FOREST", duke sekuestruar 900 Kilogramë lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sattiva, ku në pranga ranë 6 persona. Sipas policisë si fillim u arrestuan 4 persona, të cilët po tentonin të ngarkonin lëndën narkotike në gomone, në vendin e quajtur "Hunda e plakut", vend në të cilin kishin transportuar pakot me lëndë narkotike nëpërmjet dy automjeteve Benz me targë AA 252 DK dhe Toyota me targë AA 354 MK.

Ndër të tjera, policia njofton se lënda narkotike me peshë totale prej 900 kilogramë, u gjet rreth 50 m larg bregut të detit, e paketuar nëpër pako me peshë 15-30 kg secila, me mbështjellje natribani.

Mësohet se hetimet për këtë operacion kishin nisur për një muaj me Prokurorinë e Vlorës, nëpërmjet të cilit mbrëmjen e kaluar, në bashkëpunim me Policinë Kufitare Vlorë dhe Guardia di Finanza, në bazë të këtij hetimi kanë bërë të mundur kapjen e kësaj sasie të konsiderueshme me lëndë narkotike, në tentativë për t'u trafikuar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në pranga kanë rënë shtetasit:

1- Eduart Grabova, 39 vjeç, banues në fshatin Babicë e Madhe.

2- Redjan Hasanaj, 28 vjeç, banues në Vlorë.

3- Napolon Arshiaj, 27 vjeç, banues në fshatin Lepenicë.

4- Ilir Qejvani, 24 vjeç, banues në Vlorë.

5- Jani Bajramaj, 24 vjeç, banues në fshatin Lukovë.

6- Eduart Abazi, 49 vjeç, banues në Vlorë.

Po ashtu, policia ka bërë të mundur kapjen e pilotit të gomones dhe ndihmësit të tij (Bajramaj dhe Abazi), të cilët u arrestuan pas 8 orë ndjekjesh në pyllin e fshatit Pish Poro.

Vijojnë hetimet për kapjen e personave të tjerë të implikuar dhe dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

ME TE LEXUARAT