Shtyhet vendimi, Ramush Haradinaj: Kërkesa e Serbisë për ekstradim është abuzim

Një gjykatë në Colmar të Francës ka shtyrë vendimin për Ramush Haradinaj.

Gjykata ka përcaktuar një seancë me 2 mars, ku pritet të merret vendimi përfundimtar.

Ramush Haradinaj menjëherë pas seancës ka thënë se kërkesa e Serbisë për ekstradim është abuzim, vendimi merret me 2 mars.
“Gjykata sot nuk ka marrë vendim. Vendimi do të jepet me 2 mars. Kërkesa për ekstradim nga ana e Serbisë është abuzim”, ka thënë Haradinaj.

Ramush Haradinaj u arrestua më 4 janar nga policia franceze në bazë të një fletë-arresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2004.

Haradinaj u mbajt në paraburgim 1 javë në qytetin e Colmar, e më vonë u lirua me kusht që të mos largohet nga Franca deri në përfundim të hetimeve.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Gjenden trupat e 5 njerëzve të vrarë në Prizren

Në varrezat ortodokse në Prizren janë gjetur mbetjet mortore të pesë personave, ...