Fiks fare, e pinë shqiptarët, tronditëse ajo cka gjetë analizat në ujin e gazuar

15
Kliko per me shume info

Eritrocie, leukocite në ujin e gazuar me duhan. Këto janë fletë analizat që firmosën nëntë laboratorë privatë në Tiranë për mostrat e ujit të gazuar të përzier me duhan, që gazetarët e Fiks Fare dorëzuan për t’u analizuar.

Gazetarët e Fiks Fare arritën të prodhonin me mjete artizanale urinë artificiale. Monstra të përzerjes së ujit me gaz me duhanin, u dërguan për analiza në 9 laboratorë kimikë në Tiranë. Nga asnjë prej këtyre laboratorëve nuk u zbulua që tretësira që çuan gazetarët e Fiks Fare nuk ishte urinë. Madje disa prej tyre në përgjigjet që dhanë gjetën leukocite dhe eritrocite, të cilat nuk mund të prodhohen në kushte laboratorike.

Kliko per me shume info

Fiks Fare pas ankesave të shumta për mungesën e seriozitetit të laboratorëve privatë, ndërmori një investigim ndryshe nga herët e tjera. Në vend të urinës, gazetarët e Fiksit çuan për analiza ujë të gazuar të cilit ngjyra e verdhë iu dha me duhan. Pas analizimit përgjigjet ishin të gjitha të ndryshme. Pacienti “Fiks” rezultoi të ishtë i sëmurë me prostatë dhe infeksione të ndryshme. Madje njëri nga laboratorët gjatë analizimit në kohë reale deklaroi që në kampion kishte edhe pak gjak.

Përgjigjet që dolën nga 9 laboratorët Fiks Fare i konsultoi edhe me një mjek infeksionist dhe një mjeke laboratori.

Mjeku infeksionist Arjan Harxhi pasi pa këto analiza u shpreh i bindur se përgjigjet duken si të një kampioni urine. Sipas tij, nëse nuk do të ishte urinë, atëherë në të gjitha parametrat duhet të ishte negative.

“Mbetet për t’u parë përgjigja që jep një aparat në rastet kur vendosim një kampion të caktuar”, tha ai

Për të kuptuar pikërisht se çfarë përgjigje duhet të japë aparati në momentin që ne analizojmë një kampion ujë të gazuar dhe duhan, Fiksi intervistoi mjeken e laboratorit Genta Dedej. Sipas saj në një rast të tillë përgjigjja duhet të ishte zero për të gjitha substancat bio-kimike.

“Duhet të kishte dalë një densitet dhe një pehazh i ulët. Që këtu nuk ka dalë. Elementet e figuruar, eritrocit, leukocit, zero, epitele zero, pa kristale, pa uratë, pa asgjë. Prania e këtyre elementeve në ujë është një gabim laboratorik”, thotë ajo.

Pasi shqyrtoi përgjigjet e dhëna nga secili laborator ajo shtoi se rezultati ndryshon nga një fletë në një tjetër.

“Ka prani të urateve amorfe që ka nxjerrë pjesa më e madhe e këtyre përgjigjeve. Prania e leukociteve dhe eritrociteve. Madje në njërën rezulton edhe me epitele. Të gjitha këto janë të papranueshme. Uji nuk i ka këto elemente. I ka vetëm organizmi, trupi i njeriut”, shpjegoi mjekja.

Sipas saj, këto përgjigje analizash janë të bëra shabllon, “Copy- paste nga kompjutera të cilat fusin një emër pacienti dhe e nxjerrin”.

“Këto kanë nxjerrë që pacienti ka patur infeksion. Ka patur kripra. Ka patur epitele. Që flasin për patollogji të ndryshme në organizëm. Për pacientin ky është një gabim shumë i madh. Kur këto laboratorë nxjerrin ujin më sëmundje, imagjinoni se çfarë mund t’i bëjnë një urine që ka vërtet probleme”, thotë ajo.

Analizat

Nga 9 përgjigjet e analizave të ujit të gazuar me duhan rezultoi:

Me epitele dhe urate amorfe në 5 laboratorë.
Me oskilate kalciumi në 2 laboratorë.
Me eritrocite dhe leukocite në 8 laboratorë.


Kliko per me shume info
Kliko per me shume info

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here