Fenomeni shqetësues në Zelandën e Re, 400 balena dalin në breg

Bota

Qytetarët e Zelandës së re janë tejet të shqetësuar për shkak të balenave që dalin në breg.

Në orët e para të së shtunës vullnetarët ndihmuan në rikthimin në thellësi të 100 prej më shumë se 400 balenave që ngecën në cektinë të enjten. 300 të tjerat ngordhën teksa vullnetarët u vunë në garë me kohën për të mbajtur të gjalla të mbijetuarat duke i freskuar me ujë. Edhe pse fenomeni nuk është i pazakonte, ai është më i rëndi i regjistruar ndonjëherë në Zelandën e Re.

Nuk është e qartë se përse balenat vazhdojnë të dalin përgjatë 5 km të bregdetit të “artë”. Një teori është se mund të jenë shtyrë në tokë nga peshkaqenët, pasi shenja kafshimi u gjet në një prej kafshëve të ngordhura.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në disa raste, balenat janë të moshuara e të sëmura, të plagosura ose ngatërrojnë drejtimin, veçanërisht përgjatë plazheve me pjerrësi. Zyrtarë të departamentit të ambienti thanë se kjo është ngjarja më e rëndë e këtij lloji që prej vitit 1985, kur mbi 450 balena ngecën në breg në Okland.

/ Top Channel

ME TE LEXUARAT