Fitonte 20-40 % nga kanabisi, arrestohet shefi i rendit në policinë e Vlorës

83
Kliko per me shume info

Nje zyrtar i larte i policise ne Vlore, u arrestua me urdher te prokurorise ne lidhje me trafikun e kanabisit. I prangosuri eshte shtetasi Haki Hasanbegaj.

Burimet zyrtare kane thene se me urdher te Prokurorise per Krime te Renda eshte arrestuar Shefi i Rendit ne Drejtorine e Policise se Qarkut Vlore, Haki Hasabegaj, i dyshuar per favorizim te kultivimit te lendeve narkotike ne zonen e Vlores.

Kliko per me shume info

Lajmi eshte pohuar edhe nga kryeprokurori Adriatik Llalla i cili tha se zyrtari i policise, sipas hetimeve, ka bashkepunuar me trafikantet.

Prokuroria ka thene se Haki Hasanbegaj ka dekonspiruar nje aksion antikanabis te zhvilluar ne tetor 2016 ne Vlore, ku u gjeten sasi te konsiderueshme kanabisi.

Dekonspirimi, sipas prokurorise eshte bere pasi zyrtari i policise dyshohet se perfitonte 20-40 per qind te fitimit nga parcelat e kanabisit./lajmifundit.al

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here