Arrestohet “familja shqiptare”, shfrytëzoi prostitutë të fejuarën e djalit

51
Kliko per me shume info

Një rast i pazakontë prostitucioni është goditur së fundi në Itali ndërsa të implikuar kanë qenë shqiptarët.

Policia mbrëmjen e djeshme në Itali ka arrestuar në Kazerta një familje shqiptare, e cila shfrytëzonte të fejuarën e djalit të shtëpisë si prostitutë.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Bëhet me dije se pesë shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane në provincën e Caserta-s nën akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit.

Sipas mediave italiane të arrestuarit ishin pjesë e një familjeje dhe shfrytëzonin lidhjet e njërit prej të rinjve për të gjetur vajza që i detyronin të bënin prostitutën.

Në pranga përfunduan shqiptarët: Osman Hasko, 27 vjeç; Shkumbin Muça, 24-vjeç; Aqif Hasko, 54-vjeç; Fation Dedja, 37-vjeç dhe Artan Zeqja, 35-vjeç.

Minorenia shqiptare ishte e fejuar e shtetasit Osman Hasko, i biri i Aqif Hasko, i cili i kishte thënë vajzës se do të martoheshin pasi të fitonin para nga prostitucioni.

Nga përgjimet ambientale është zbuluar se 27-vjeçari Osman Hasko i gjente klientët të fejuarës së tij.

Vajza nuk e konsideronte veten si të “burgosur” nga grupi. Në një rast, vajza i ka telefonuar babait të 27-vjeçarit, Afiqit dhe i thotë se nëse “Osmani nuk do ta telefononte, do ta denonconte në polici për nxjerrjen e saj në rrugë për prostitucion”.

Hetimet filluan pas ankesës së nënës së një prej vajzave më 13 shkurt të vitit 2014, e cila shkoi në polici për të denoncuar zhdukjen e saj.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here